aksionet e tua të shpejta

Berisha: Dorëzimi i mandatit nga Tahiri, fitore për qytetarët por duhet të ikë Rama

  E Publikuar on 03-05-2018 14:41
Berisha: Dorëzimi i mandatit nga Tahiri, fitore për qytetarët por duhet të ikë Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar fitore dorëzimin e mandatit nga deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, 6 muaj pas akuzave të ngritura ndaj tij nga Prokuroria për përfshirje në trafik droge.

Ai tha se është fitore për qytetarët dhe opozitën që mban flamurin e dekriminalizimit por se asgjë nuk ka për të ndryshuar pa largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Edvin Kristaq Rama është arkitekti i zi i politikës së kanabizimit, kokaizimit dhe heroinizimit të Shqipërisë. As gjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit deri sa Edi Rama qëndron në parlament. Dorëzimi i mandatit të tij sot është dëshmi e forcës së krimit. Atë që nuk e bëri dot parlamenti e bëri Saimir trafiku. Në vend se një parlament të ketë forcën për t’i hequr mandatin nuk ia hoqi dot. Një takim i fshehtë është paralajmëruar se është bërë në një spital privat të Tiranës. Se dike ti, këtë e ka marrë vesh gjithë Shqipëria. Kjo është në një farë mënyre një fitore e mbarë qytetarëve shqiptarë dhe opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të parlamentit dhe shoqërisë. Por asgjë nuk ndryshon n.q.s njeriu që po flet tani në parlament, që flet nga mëngjesi deri në darkë, që udhëton si faqe e zezë nëpër Europë dhe i bojkotojnë darkat dhe pritjet si të ishte përfaqësues i Kim Jong, njeriu të cilit i ka dalë boja si psikopat dhe toksik. Rama, në kategorinë e liderëve toksikë. Liderë që shpërndajnë helmim në ambientin ku jetojnë. Edvin Kristaq Rama përpiqet me çdo kusht të mbijetojë, ai nuk e kupton se bota nuk po kërkonte dorëheqjen e Saimir Tahiri po të tij”, deklaroi Berisha.

 

Po ashtu Berisha shtoi se Rama rikthehu burgun politik në Shqipëri. “Kjo është kalbësira e pushtetit në Shqipëri dhe Ballkani e Europa, që duhet të hidhet sa më parë. Rama rikthehu burgjet politike në Shqipëri dhe unë ftoj shqiptarët të ngrihen në lartësinë e guximit dhe ti bëjnë Edi Ramës. Thirrja ime është; të hedhim, të hedhim, kalbësirën e Ramës”, përfundoi Berisha.

Hapi 1. Shko dhe komento

shko dhe komento UDHËZIM: Mundohu të komentosh brënda 24 orëshit të parë të publikimit.

Hapi 2. Kopjoje këtu dhe fito pikë

Kopjoje dhe vendose komentin tënd këtu, për ta ndarë atë me ne dhe të fitosh pikë.