aksionet e tua të shpejta

(FOTO) Ministri i LSI fushatë me vëllain e “Eskobarit të Ballkanit”

  E Publikuar on 19-06-2017 12:49
(FOTO) Ministri i LSI fushatë me vëllain e “Eskobarit të Ballkanit”

Personi në krahun e majtë të Sokol Dervishajt është Bako Balili, vëllai i Klemend Balilit, i mbiquajtur nga mediat e huaja si Eskobari i Ballkanit. Klemend Balili është ende në arrati megjithëse i kërkuar nga DEA, INTERPOLI dhe medemek nga policia shqiptare.

Për “Eskobarin”, kreu i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare duke kërkuar ndarjen e përgjegjësive për mosarrestimin e tij, por kjo nuk e pengon LSI të përfshijë në fushatë vëllezërit e tij.

Rigels Balili është kryetar i Bashkisë së Delvinës, i propozuar nga LSI, ndërsa Bako Balili është ndër bashkëpuntorët më të afërt të ministrit, Sokol Dervishaj në Sarandë dhe Delvinë.

Këto ditë, me simpatizantët e LSI kanë ndodhur disa incidente të rënda që kanë provokuar deklarata të forta kundër policisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, të cilin presidenti i ardhshëm e quan thjesht “Hakiu i drogës”. (Lapsi.al)

Hapi 1. Shko dhe komento

shko dhe komento UDHËZIM: Mundohu të komentosh brënda 24 orëshit të parë të publikimit.

Hapi 2. Kopjoje këtu dhe fito pikë

Kopjoje dhe vendose komentin tënd këtu, për ta ndarë atë me ne dhe të fitosh pikë.