aksionet e tua të shpejta

Java e Tokës, ministri Klosi: Apel biznesit dhe banorëve të përfshihen

  E Publikuar on 16-04-2018 18:58
Java e Tokës, ministri Klosi: Apel biznesit dhe banorëve të përfshihen

Në ditën e parë të Javës së Tokës, Ministri Klosi së bashku me këshilltarin i kryeministrit, Sandër Lleshi dhe përfaqësues të prefekturës së Durrësit, inspektuan fillimin e aksionit të pastrimit në urën pranë Vila Aeroport nga Komanda e Forcave Detare.

Ministri Klosi tha se Ura e Gjolit dhe ura pranë Vila Aeroport, janë  dy nga pikat më të vështira pasi situata është shumë e ngarkuar. Ministri Klosi apeloi banorët e zonës që të mbështesin forcat e marinës. Apeli i kreut të Turizmit dhe Mjedisit ishte edhe për biznesin lokal, shoqërinë civile, të rinjtë  dhe aktivistët.

Përfaqësuesi i prefekturës së Durrësit u shpreh se prioritet i pastrimit janë dy lumenjtë Ishëm dhe Erzen për pastrimin e të cilëve do të vijojë puna jo vetëm gjatë kësaj jave por edhe pas datës 22 prill.

Java e Tokës është hapur sot në të gjithë vendin me aksione pastrimi, të drejtuara nga prefekturat dhe pushteti lokal kryesisht në bregdet dhe në shtretërit e lumenjve.

Fjala ministrit Klosi

Sot së bashku me gjeneral Lleshin kemi ardhur për të inspektuar punën që po bën trupa e forcës detare . Kemi ardhur për të inspektuar punën që po bën trupa e forcës detare.

Ura e Gjolit dhe ura pranë Vila Aeroport, janë nga pikat më të vështira të operacionit  tonë Të pastrojmë lumenjtë pasi edhe situata këtu është shumë e ngarkuar.

Shpresojmë shumë që me kontributin e jo vetëm të forcave të ushtrisë, por edhe kontributin e biznesit lokal, kontributin e shoqërisë civile dhe shkollat do të kemi një operacion si asnjëherë tjetër, shumë mirë të ekuilibruar, në të gjithë Shqipërinë.

Do donim shumë që banorët e kësaj zone t’i bashkoheshin forcave detare pasi realisht situata këtu ka nevojë për mbështetjen e shumë banorëve.

Hapi 1. Shko dhe komento

shko dhe komento UDHËZIM: Mundohu të komentosh brënda 24 orëshit të parë të publikimit.

Hapi 2. Kopjoje këtu dhe fito pikë

Kopjoje dhe vendose komentin tënd këtu, për ta ndarë atë me ne dhe të fitosh pikë.