aksionet e tua të shpejta

LAJM I FUNDIT/ Monika Kryemadhi replikon “dhëmbë për dhëmbë” me Saimir Tahirin: Mos pi mall, bëj palestër

  E Publikuar on 22-06-2017 15:33
LAJM I FUNDIT/ Monika Kryemadhi replikon “dhëmbë për dhëmbë” me Saimir Tahirin: Mos pi mall, bëj palestër

Fushata elektorale po prodhon reagime të ndryshme nga forcat parlamentare që i kanë shpallur ‘luftë’ njëra-tjetrës, të paktën verbalisht.

Zëvendëskryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili i dha një mesazh kreut të Kuvendit Ilir Meta, duke e akuzuar se ka hedhur baltë me të por se pas zgjedhjeve do bëhet për masazh koke.

Kryemadhi i ka dhënë një këshillë Tahirit. “Përshëndes Saimir Tahirin me këngën “Mos pi mall, bëj palestër” 🙂 😉😉😉😉 Suksese në jetë, dhe shihemi më 26 Qershor”, shkruan Kryemadhi.

Hapi 1. Shko dhe komento

shko dhe komento UDHËZIM: Mundohu të komentosh brënda 24 orëshit të parë të publikimit.

Hapi 2. Kopjoje këtu dhe fito pikë

Kopjoje dhe vendose komentin tënd këtu, për ta ndarë atë me ne dhe të fitosh pikë.