aksionet e tua të shpejta

LIVE - Kuti të panumëruara 4%: PS 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1

  E Publikuar on 27-06-2017 13:35
LIVE - Kuti të panumëruara 4%: PS 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1

Tashmë janë numëruar 96.64% e votave dhe projeksioni i konfigurimit si do të jetë parlamenti është shumë e qartë.

PS numëron deri tani 74 mandate, kundrejt PD me 43 mandate. LSI deri tani numeron 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat.  

KQZ përmes kreut të saj, Klemend Zguri por edhe zëdhënëses Drilona Hoxhaj kanë apeluar  komisionerët të vijojnë procesin, në të kundërt do të shkarkohen.

Deri në orën 12:30 të së martës (27 qershor 2017) janë numëruar  5182 kuti votimi nga 5362 gjithsej.

Rezultati sipas KQZ-se në rang vendi

 Per te klikuar per rezultatet sipas qarkut klikoni ne homepage e Oranews.Nuk ka përfunduar numërimi në  Berat, Durrës, Elbasan, Tirane, Gjirokastër, Kukës, Lezhë, Shkodër  e Vlore.

Ora 09:40 Në Kavajë FNSH blindon KZAZ, pritet të nisë numërimi për kryetarin e bashkisë

Ora 09:40 Beteja për Tiranën, Spartak Braho mbetet jashtë, LSI shpëton Luan Ramën

Ora 09:02 Surpriza Doshi në Shkodër, edhe 23 kuti votimi për numërim

Ora 08:52 Në Tiranë kutitë e fundit, PS 18 mandate, Idrizi e Doda jashtë parlamentit

Ora 08: 10 Ja qarqet ku po numërohen kutitë e fundit të votimit

Në Berat kanë mbetur 4 kutitë e fundit pa u hedhur në sistemin e të dhënave të KQZ. Durrësi ka për numërim 53 kutitë e fundit, në Elbasan mbeten ende 67 kuti, në Gjirokastër 11 kuti, në Kukës 2 kutitë e fundit, në Lezhë 2 kuti, në Shkodër 30 kuti, Tirana ka 75 kuti ende për numërim dhe Vlora ka 3 kuti.

Këto janë ndarjet e mandateve për 12 qarqe. Partia që mori më pak vota

Ora 03:40 Ndërpritet numërimi në KZAZ tek njësia 5. Numërimi rifillon në orën 09:00

Ora 02:13 Dy kuti nga KZAZ e Beratit do dërgohen në KQZ

Ka përfubnduar edhe në Berat numërimi i votave, por janë dy kuti fati i të cilave do të vendoset në KQZ. Kutitë 34 29 dhe 33 18 kanë pasur disa problematika dhe për këtë aryse është vendosur që të dërgohen në KQZ. Ndërkohë vijon numërimi në Kuçovë dhe në Urën Vajgurore

Ora 00:46 Deputetja e PDIU në Dibër, Reme Lala: Do t’i bashkohem Ramës

Ora 00:45 PS dhe PD ndajnë nga dy mandate në Dibër, LSI dhe PDIU nga një deputet

Ora 00:30 Shfaqet Lulzim Basha: Komentet pas përfundimit të numërimit

Ora 00:14 Rama del nga selia e PS, nuk pranon të flasë për mediat

Ora 23:30 Çfarë do të ndodhë me koalicionin PS-LSI në këshillin bashkiak? Veliaj përgjigjet

23:06 Tahiri shmang përgjigjen për Ilir Metën, flet edhe për mandatet në Tiranë

Janë mbyllur votimet në Skrapar, Klos, Libohove, Kolonje, Pustec, Has, Tropoje, Puke, Delvine, Selenice, Mat, Rrogozhinë, Konispol, Prrenjas, Belsh, Tepelenë, Devoll,  Himarë dhe Librazhd, Dibër, Mat, Peqin , Divjakë, Fier,  Mallakastër, Patos, Roskovec,Permet, Korcë, Maliq, Pogradec,  Sarandë, Vlorë.

Nuk jane mbyllur votimet: Berat, Kucovë, Polican, Ura Vajgurore, Bulqizë, Durrës, Krujë, Shijak, Cërrik , Elbasan, Gramsh, Lushnje, Dropull, Gjirokastër, Këlcyrë, Memaliaj,

Ora 22:22 Mbyllet numërimi në qytetin e Vlorës

Ora 21:55 Përfundon numërimi në Sarandë, PS-8651 vota, PD-3346 vota, LSI-1920 vota, PDIU-758 vota

Ora 20:10 Elbasan, PD siguron edhe një mandat, PS kryeson bindshëm

Ora 20:00 Lazarati ndëshkon thellë PS, e nxjerr forcë të tretë

Ora 19: 47 Zguri inkurajon: Të tregojmë që në Shqipëri numërohet me transparencë

Ora 19:40 Nis numërimi në KZAZ 35 

Ora 19:31 Manjani: Rama e ka të gjithë tepsinë për vete, të hajë deri sa të fryhet!

Ora 19:20 Ndërpritet numërimi në KZAZ 35 në shkollën “Vasil Shanto” Tiranë

Ora 19:01 Surprizon sërish PDIU në Peshkopi, rezultatet që ndajnë 6 mandatet e Qarkut

Ora 18:45 Mbyllet votimi në Librazhd

PS 10.973, PD 2979, LSI 1228, PDIU 1557

Ora 17:44 PS mban mandatet e 2013 në Korçë, ja sa merr PD dhe LSI

Ora 17:40 A do t’i marrë 18 mandate Rama në Tiranë? Kamza mbetet blu

Ora 17: 10Rama i shkëput edhe Lezhën PD-së, PS e PD me nga 3 mandate, 1 LSI

Ora 17:06 PS merr 3 mandate në Gjirokastër, PD dhe LSI nga 1 deputet

Ora 16:52 Ristani jashtë Kuvendit: I keqardhur për rezultatin, misioni i PD vazhdon

Ora 16:39 Zhgënjimi i PD në zgjedhje, Deda në krah të Bashës: Mos mendo dorëheqjen!

Ora 16:11 Mbyllet votimi në bashkinë Prrenjas

PS fituese me 6737 vota. LSI e dyta me 3044 vota, PD e treta me 2397 vota. PDIU 972 vota

Ora 13:50 Basha apel numëruesve: Mos lejoni deformim apo tjetërsim të votës

Ora 13: 45  KQZ paralajmëron komisionerët: Deri në 22:00 të keni mbaruar numërimin

Ora 12: 52: Mbyllet numerimi ne bashkine Konispol.

PS merr 2369 vota, LSI 495 vota, PDIU: 290 vota, PBDNJ: 350 vota, FRD: 38 vota.

Ora 12: 44 Burrelin e merr PS 

Ne Kzaz 16 Burrel mbyllet numërimi: PS merr 7111 vota, PD 5913 vota, LSI 2425 vota, dhe PDIU 523

Ora 12: 19 PD-së i bie edhe Klosi, fiton PS me mbi 500 vota më shumë

Ora 12: 13 Kryeson PS, por Sakja është i bindur: PD forcë e parë, unë Kryebashkiak

Ora 12:00 Numërimi i votave, qarqet ku proçesi po ecën me ‘hapa breshke’

Ora 11: 50  Exit Polli Ora News gjen pasqyrim edhe tek mediat greke

Ora 11: 47- Klosi kalon majtas 

Nis numerimi ne Diber, jane numeruar 45 kuti nga 118. Mbyllet votimi ne Klos, duke e kthyer ate ne bastion te PS

Nga te dhenat e KQZ  PS ka marre 3312 vota, PD 2770 vota, LSI 1791 vota, PDIU 497 vota.

Ora 11: 56 Ne Elbasan pezullohet numërimi në pallatin e sportit

Ora 11: 20 Skrapari nuk tradhëton Metën, forcë e parë me +1000 vota ndaj PS

Ora 11: 19   Tropoja mbetet blu pavarësisht rilindjes urbane

Ora 11: 16 KQZ denoncon tre KZAZ 

KQZ denoncon tre KZAZ që kanë pushuar numërinin  deri në orën 17:00 në shkelje të Kodit Zgjedhor duke shpërduar detyrën. Ata janë KZAZ nr 74 Përmet, KZAZ 37 dhe 31 në Tiranë   

Ora 10:40 Përmbyllet votimi në Delvinë, PS udhëheq bindshëm Vlorën

Ora 10: 12 PD mban Hasin me një diferencë të konsiderueshme ndaj PS

Ora 09: 40  Projeksioni ne qarkun Shkoder

Hapi 1. Shko dhe komento

shko dhe komento UDHËZIM: Mundohu të komentosh brënda 24 orëshit të parë të publikimit.

Hapi 2. Kopjoje këtu dhe fito pikë

Kopjoje dhe vendose komentin tënd këtu, për ta ndarë atë me ne dhe të fitosh pikë.