aksionet e tua të shpejta

Plas në PD: Dhëndri i Berishës dhe 18 anëtarë Kryesie firmosin kërkesën për largimin e Lulzim Bashës!

  E Publikuar on 27-06-2017 21:06
Plas në PD: Dhëndri i Berishës dhe 18 anëtarë Kryesie firmosin kërkesën për largimin e Lulzim Bashës!

19 anëtarë Kryesie të Partisë Demokratike, me në krye dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, kanë firmosur një kërkesë, me anë të së cilës kërkojnë largimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Deklarata

Tani që përfundoi numërimi i çdo kutie të këtij procesi zgjedhor të vështirë dhe të ndotur nga paratë e pista të drogës dhe kërcënimeve të papranueshme për një shoqëri të lirë, dëshirojmë që në radhë të parë të falenderojmë komisionerët dhe numëruesit e PD që kanë qenë heronj, dinjitozë dhe qëndrestarë në këto momente të vështira për PD dhe procesin zgjedhor.

Humbja e thellë e PD në këto zgjedhje na detyron marrjen përsipër të përgjegjësive. Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje.

Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet “ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçaret e FRPD”.

Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS.

Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!

1. Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

2. Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

3. Edith Harxhi Anëtar i KK

4. Edvin Kulluri Anëtar i KK

5. Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

6. Fabian Topollaj, Anëtar i KK

7. Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

8. Grigels Muçollari Anëtar i KK

9. Gent Minarolli Anëtar i KK

10. Gjergj Lezhja Anëtar i KK

11. Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

12. Julian Deda Anëtar i KK, koordinator

13. Juela Meçani Anëtar i KK

14. Leonard Olli Anëtar i KK

15. Ledina Aliolli Anëtar i KK

16. Mirgen Lata KK

17. Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare

18. Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

19. Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

Hapi 1. Shko dhe komento

shko dhe komento UDHËZIM: Mundohu të komentosh brënda 24 orëshit të parë të publikimit.

Hapi 2. Kopjoje këtu dhe fito pikë

Kopjoje dhe vendose komentin tënd këtu, për ta ndarë atë me ne dhe të fitosh pikë.