aksionet e tua të shpejta

Salianji-Ruçit: Shoku Gramoz, ç'janë këto fletërrufe, ta ka dëshira të na internosh në kampin e Tepelenës

Salianji-Ruçit: Shoku Gramoz, ç'janë këto fletërrufe, ta ka dëshira të na internosh në kampin e Tepelenës

Për protestën e opozitës në parlament, u përjashtuan disa deputetë të opozitës, mes të cilëve edhe Ervin Salianji.

Në Byronë e Kuvendit, Salianji kundërshtoi vendimin për ta përjashtuar dhe ka provokuar Gramoz Ruçin, duke i kujtuar kohët e diktaturës, kampin e Tepelenës, shokët e byrosë etj.

Debatet në Byrone e Kuvendit mes opozites e mazhorances:

Ervin Salianji: Unë dua të di sot, për çfarë është kërkuar dënimi ndaj meje? Keni prova filmike ndaj meje, për të vërtetuar se unë kam bërë sjelljet që ju pretendoni dhe keni kërkuar dënimin tim?

Gramoz Ruçi: Z. Salianji, gjatë seancës së ditës së sotme, ju dhe një grup i deputetëve të opozitës keni prishur seancën plenare, keni goditur me sende të forta në drejtim të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Ervin Salianji: Në të vërtetë unë po të pyes kot, sepse ky Parlament është ilegjitim dhe vendimet, që merr ti, janë tërësisht vendime formale. Ju shoku kryetar i Byrosë, besoj nuk ju shqetëson termi që po përdor, sepse jeni ulur në të njëjtin vend ku ka qenë Byroja Politike. Ndaj edhe si të Byrosë që jeni, juve jeni nostalgjikë për atë kohë. Meqenëse je edhe nga Tepelena me origjinë, ty dëshira ta ka të ndërtosh një kamp internimi në Tepelenë dhe t’i internosh atje deputetët e opozitës, të tjerët t’i dënosh për agjitacionpropagandë, dikë tjetër me burg. Kjo është dëshira jote dhe e shokut Edi Rama. Por kjo nuk është një çështje në dorën tuaj.

Gramoz Ruçi: Që ta dish ti, more djalë, meqë më përmende kampin e Tepelenës, ai kamp është ndërtuar në një kohë që unë nuk kisha lindur dhe nuk kam asnjë lidhje me të. Sa për emrin, Byro nuk e kam cilësuar unë këtë organ të Kuvendit, por kolegët paraardhës. Ndaj edhe duhet të kesh më shumë respekt për mua dhe kolegët këtu, se jemi deputetë nuk jemi anëtarë të Byrosë. Unë po të them se ti gjatë seancës prishe rendin dhe organizove deputetët e opozitës për të prishur seancën. Gjithashtu ke goditur Kryeministrin.

Ervin Salianji: Më the se kam goditur Kryeministrin? Dua të të kujtoj se unë dhe kolegët e mi kemi provuar gjithçka me këtë Kryeministër. Kemi sjellë projektligje, kemi ngritur argumente, kemi bërë protesta dhe Rama nuk dëgjon. Unë kisha dëgjuar se Ramën e sjell në vete mielli, por vetëm se kisha ngatërruar miell dhe nuk kisha marrë nga ai mielli që po shkatërron Shqipërinë. Por unë po ju them, se me këto sjellje që po bëni shqiptarët do t’iu marrin përpara.

Gramoz Ruçi: Ti je djalë i ri Ervin. Politika është e gjatë dhe duhet të edukohesh që të mos bësh të tilla veprime.

Ervin Salianji: Shoku Gramoz, më keni thyer notë në sjellje? Ç’janë këto që më thoni? Ç’janë këto fletërrufe edukuese?

Or

shpërndaje me email

Subjekti Emailit:
Salianji-Ruçit: Shoku Gramoz, ç'janë këto fletërrufe, ta ka dëshira të na internosh në kampin e Tepelenës

Mesazhe :
Përshendetje mik/e,

Për protestën e opozitës në parlament, u përjashtuan disa deputetë të opozitës, mes të cilëve edhe Ervin Salianji. Në Byronë e Kuvendit, Salianji kundërshtoi vendimin për ta përjashtuar dhe ka provokuar Gramoz Ruçin, duke i kujtuar kohët e diktaturës, kampin e Tepelenës, shokët e byrosë etj. Debatet në Byrone e Kuvendit mes opozites e mazhorances: Ervin Salianji: Unë dua të di sot, për çfarë është kërkuar dënimi ndaj meje? Keni prova filmike ndaj meje, për të vërtetuar se unë kam bërë sjelljet që ju pretendoni dhe keni kërkuar dënimin tim? Gramoz Ruçi: Z. Salianji, gjatë seancës së ditës së sotme, ju dhe një grup i deputetëve të opozitës keni prishur seancën plenare, keni goditur me sende të forta në drejtim të anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Ervin Salianji: Në të vërtetë unë po të pyes kot, sepse ky Parlament është ilegjitim dhe vendimet, që merr ti, janë tërësisht vendime formale. Ju shoku kryetar i Byrosë, besoj nuk ju shqetëson termi që po përdor, sepse jeni ulur në të njëjtin vend ku ka qenë Byroja Politike. Ndaj edhe si të Byrosë që jeni, juve jeni nostalgjikë për atë kohë. Meqenëse je edhe nga Tepelena me origjinë, ty dëshira ta ka të ndërtosh një kamp internimi në Tepelenë dhe t’i internosh atje deputetët e opozitës, të tjerët t’i dënosh për agjitacionpropagandë, dikë tjetër me burg. Kjo është dëshira jote dhe e shokut Edi Rama. Por kjo nuk është një çështje në dorën tuaj. Gramoz Ruçi: Që ta dish ti, more djalë, meqë më përmende kampin e Tepelenës, ai kamp është ndërtuar në një kohë që unë nuk kisha lindur dhe nuk kam asnjë lidhje me të. Sa për emrin, Byro nuk e kam cilësuar unë këtë organ të Kuvendit, por kolegët paraardhës. Ndaj edhe duhet të kesh më shumë respekt për mua dhe kolegët këtu, se jemi deputetë nuk jemi anëtarë të Byrosë. Unë po të them se ti gjatë seancës prishe rendin dhe organizove deputetët e opozitës për të prishur seancën. Gjithashtu ke goditur Kryeministrin. Ervin Salianji: Më the se kam goditur Kryeministrin? Dua të të kujtoj se unë dhe kolegët e mi kemi provuar gjithçka me këtë Kryeministër. Kemi sjellë projektligje, kemi ngritur argumente, kemi bërë protesta dhe Rama nuk dëgjon. Unë kisha dëgjuar se Ramën e sjell në vete mielli, por vetëm se kisha ngatërruar miell dhe nuk kisha marrë nga ai mielli që po shkatërron Shqipërinë. Por unë po ju them, se me këto sjellje që po bëni shqiptarët do t’iu marrin përpara. Gramoz Ruçi: Ti je djalë i ri Ervin. Politika është e gjatë dhe duhet të edukohesh që të mos bësh të tilla veprime. Ervin Salianji: Shoku Gramoz, më keni thyer notë në sjellje? Ç’janë këto që më thoni? Ç’janë këto fletërrufe edukuese?
https://www.syri.net/politike/152573/salianji-rucit-shoku-gramoz-c-jane-keto-fleterrufe-ta-ka-deshira-te-na-internosh-ne-kampin-e-tepelenes/

DËRGO EMAILIN