aksionet e tua të shpejta

Socialistët e Tiranës mbyllin fushatën të enjten/Tahiri: Nisim rrugën për Shqipërinë që duam

  E Publikuar on 21-06-2017 17:05
Socialistët e Tiranës mbyllin fushatën të enjten/Tahiri: Nisim rrugën për Shqipërinë që duam

Socialistët e Tiranës mbyllin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, të enjten në mbrëmje në orën 19:30.

Takimi përmbyllës do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”, ku veç kandidatëve do të marrin pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

Ndërsa mbrëmja e fundit e fushatës së PS-së, para ditës së heshtjes elektorale, do të jetë në Vlorë.

Kreu i PS-së Tiranë Saimir Tahiri bën një ftesë publike për këdo, t’i bashkohet tubimit.

“Të lutem njofto miqtë, të afërmit e këdo njeh, takohemi nesër, të enjten, ora 19.30 te sheshi ‘Nënë Tereza’ për të mbyllur fushatën me Edi Ramen e për të nisur rrugën tonë #pershqiperineqeduam”, shkruan ai në fb.

Tirana pritet të jetë një ndër qarqet përcaktuese të rezultatit final në këtë 25 Qershor, edhe për shkak të numrit të mandateve.

Ndryshe nga zgjedhjet e 2013 ku Tiranë kishte 32 përfaqësues në legjislativ, në këtë proces në kryeqytet do të dalin 34 deputetë. Socialistët kërkojnë të thellojnë diferencën, duke synuar +71.

Hapi 1. Shko dhe komento

shko dhe komento UDHËZIM: Mundohu të komentosh brënda 24 orëshit të parë të publikimit.

Hapi 2. Kopjoje këtu dhe fito pikë

Kopjoje dhe vendose komentin tënd këtu, për ta ndarë atë me ne dhe të fitosh pikë.