aksionet e tua të shpejta

Sot dëgjesa e KPK-së/ Prokurorja e Apelit të Tiranës Memçaj në 'sitën' e Vettingut

  E Publikuar on 30-04-2018 10:32
Sot dëgjesa e KPK-së/ Prokurorja e Apelit të Tiranës Memçaj në 'sitën' e Vettingut

Sot, prokurorja pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, Fatjona Memçaj, do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli, për t’u njohur me rezultat e kontrollit të saj, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Prokuroja ka deklaruar një pasuri normale në raport me të ardhurat e ligjshme, megjithatë fjalën e fundit për ligjshmërinë e pasurive të saj do ta thotë sot komisioni i Vetingut, i cili në bashkëpunim me hetuesit ndërkombëtarë kryen hetim të thelluar për pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që merren nën kontroll.

Memçaj deklaron dy apartamente banimi në vitin 2003 dhe 2004, më sipërfaqe 97 m2 dhe 96 m2, ku është me vetëm 20 % pronare. Nga viti 2004 dhe në vazhdim, prokuroja nuk deklaron asnjë pasuri tjetër të paluajtshme. Ndërkaq, së bashku me bashkëshortin e saj, Dashamir Alsula, deklarojnë disa makina, por në vlera nën 6 mijë euro. Nga viti 2003 deri në vitit 2016, kanë ndërruar 9 makina. Ata deklarojnë makinë me vlerë 250 000 lekë në 2003, makinë Volkswagen 350 000 lekë në 2004, makinë Volkswagen 220 000 lekë në 2004, makinë Volkswagen 150 000 lekë në 2005, makinë Opel 375 000 lekë në 2006, Golf 4 6 mijë euro në 2008, makinë tip Smart 2 mijë euro në 2009, makinë benz 800 000 lekë në 2011 dhe makinë Audi 2 500 euro në 2015. Prokuroja Memçaj deklaron mesatarisht 2 mijë euro kursime vjetore nga pagat.

Ndërkaq, përveçse si prokurore, zonja Memçaj, pas vitit 2018, ka punuar në disa institucione publike dhe private. Konkretisht Fatjona Memçaj ka ushtruar këto detyra: Drejtore e Drejtorisë Juridike në Institucionin e Republikës 2008-2013, mësimdhënie pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës, mësimdhënie në Universitetin Beder, drejtore e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, eksperte pranë Shkollës së Magjistraturës si dhe prokurore pranë Prokurorisë së Apelit nga viti 2013 e në vijim.

Hapi 1. Shko dhe komento

shko dhe komento UDHËZIM: Mundohu të komentosh brënda 24 orëshit të parë të publikimit.

Hapi 2. Kopjoje këtu dhe fito pikë

Kopjoje dhe vendose komentin tënd këtu, për ta ndarë atë me ne dhe të fitosh pikë.