aksionet e tua të shpejta

Tahiri për LSI: Nuk duan t’ia dinë për njerëzit, kanë hesapet në pushtet

  E Publikuar on 21-06-2017 12:52
Tahiri për LSI: Nuk duan t’ia dinë për njerëzit, kanë hesapet në pushtet

Kryetari i PS në Tiranë ka zhvilluar një takim me banorë në “Qytetin e Nxenësve” në kryeqytet. Gjatë bashkëbisedimit me banorët kryesocialisti Tahiri ka ftuar të gjithë qytetarët veçanërisht të rinjtë, të marrin pjesë në zgjedhje.

Tahiri u shpreh se nga vota do të varet jeta e tyre në 4 vitet e ardhshme. Për Tahirin në këto zgjedhje qytetarët duhet të votojnë për atë që bën punë.

‘’Ne na duhet shtet. Shteti shqiptar i shërben shqiptarëve dhe pikë, nuk ka parti këtu. Po kjo nuk bëhet vetë. Kjo nuk ndodh vetë. Në qoftë se iu ka ardhur në majë të hundës, se kur shkoni nuk iu shërbejnë, ke mundësi pas tre ditësh. Nëse ju ka ardhur në majë të hundës se kur shkoni të kërkoni një shërbim në administratë iu trajtojnë si mos më keq, sikur ua ke borxh, pas tre ditësh ti mund ta zgjidhësh këtë problem.

Ti e zgjidh pas tre ditësh vetëm te kutia e votimit. Po nëse ai komshiu yt, apo i afërmi yt, apo shoku yt, miku e kushdo që ti e njeh dhe që ai ty të beson; mendon akoma që të votojë sipas flamujve të partisë, me tifozllëk, verbërisht, nuk kemi bërë gjë. Në qoftë se dikush prej jush mendon që, ‘po prit, s’ka problem, pse vota ime do bëjë ndryshimin’?

Po, po vota jote do bëjë ndryshimin. Vota jote, vota e secilit. Një votë e vetme e bën ndryshimin. Një votë e vetme! Kështu që mos neglizhoni asgjë!
’’ tha Tahiri.

Gjithashtu gjatë takimit Tahiri nuk la pa sulmuar edhe LSI-në duke thënë se vota e hedhur për ta është një votë e hedhur në kosh. Ai u kërkoi qytetarëve të mos bëhen pre e pazareve me votën e tyre.

‘’Nuk po flas këtu për LSI-në, se ajo është tjetër hesap, i ka pazaret e qëruara, as pyet e as e ka mendjen për njerëzit dhe as do t’ia dijë fare se jetojnë, a janë gjallë a vdesin. Ata e kanë hesapin shumë të thjeshtë, me ato hesapet e tyre në pushtet, fusin një të rrjepur edhe pastaj vazhdo merr vota e bli vota, e pastaj prapë në pushtet.

Miqtë e mi LSI-ja, pa pritur zgjedhjet fare po ua them, është në opozitë sot, nesër pas zgjedhjeve dhe për vitet e ardhshme dhe pikë. Jemi në këtë pikë sepse partitë kanë bërë pazare, kur njerëzit kanë bërë pazar me votën e tyre. Në qoftë se njerëzit nuk bëjnë pazar me votën e tyre, partitë nuk bëjnë dot pazar.

Në datë 25, të sigurt dhe pas datës 25, sigurisht kryeministër nuk mund të jetë as Lulzim Basha, që i ziu ka njëmijë hallet e veta dhe s’di ku ka kokën, as Petrit Vasili jo e jo, se as ai se çon dot nëpër mend. Pas datës 25 kryeministër është Edi Rama. Dhe kur e ndajmë të gjithë mendjen këto partitë e tjera fshihen komplet. Në datë 25 ka vetëm një alternativë, këta jeni ju, ne të gjithë bashkë, është Partia Socialiste e Shqipërisë’
’, shtoi kryesocialisti i Tiranës.

Hapi 1. Shko dhe komento

shko dhe komento UDHËZIM: Mundohu të komentosh brënda 24 orëshit të parë të publikimit.

Hapi 2. Kopjoje këtu dhe fito pikë

Kopjoje dhe vendose komentin tënd këtu, për ta ndarë atë me ne dhe të fitosh pikë.