aksionet e tua të shpejta

Veliaj: Dyshoj që PD të jetë forcë e dytë. Më mirë koalicion me LSI se me PD

  E Publikuar on 21-06-2017 12:57
Veliaj: Dyshoj që PD të jetë forcë e dytë. Më mirë koalicion me LSI se me PD

Pavarësisht tensioneve dhe akuzave në distancë në këtë fushatë elektorale mes PS e LSI, nuk mund të thuhet e njëjta gjë kur vjen puna tek Bashkia e Tiranës dhe puna e këtij institucioni.

Kështu është shprehur Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një intervistë ndryshe të tij në “Top Story”, me studion e zhvendosur në sheshin “Skënderbej”.

Veliaj theksoi se sa i përket punës, projekteve dhe bashkëpunimit mes tij dhe këshilltarëve të partive të vogla të koalicionit, nuk reflektohet trysnia dhe akuzat që shohim në këtë fushatë elektorale.Përkundrazi ai tha se marrëdhëniet e tij me LSI-në dhe më konkretisht me Ilir Metën janë shumë të mira. Madje ai shton se pavarësisht rezultatit që do të dalë më 25 Qershor, nuk sheh që ky raport i tij me partitë e vogla të ndryshojë.

“Kam pasur bashkëpunim fantastik me LSI-në dhe Ilir Metën. Edhe me PDIU e FRD kam pasur bashkëpunim të mirë. Në arenën time, mision kryesor është mbarëvajtja e punëve të qytetit. I jam mirënjohës patjetër LSI-së sepse besoj se kemi marrë vendime në dobi të qytetit. Fushata zgjon një lloj pasioni, nis një garë sprinti në 30 ditët e fushatës, ku të gjithë duan të dalin të parët. Besoj se është legjitime që PS-ja ka synim mbi 71 mandate, ndërsa LSI-ja të thotë që janë parti e parë dhe e paparë. Këtë gjë do të bëja edhe unë po të isha kryetar partie. E shikoj mundësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët pas zgjedhjeve. Gjithmonë do të ketë mundësi për bashkëpunim, në një mënyrë apo në një tjetër”. tha Veliaj

Duke u ndalur më tepër në situatën aktuale politike, Veliaj jep edhe opinionin e tij se nëse PS nuk merr 71 mandate, me kë duhet të bëjë koalicion, me PD apo LSI.

“Realisht, dyshoj që PD të jetë forcë e dytë. Jam në fushatë në Tiranë dhe nuk shoh aktivitet të PD-së në shumë zona. Të kesh kandidatë që prishin kënde lodrash me pistoletë dhe kapele kaubojsi… Nëse do të ishte absolutisht e nevojshme, patjetër LSI-në përpara PD-së. Nuk i besoj dot një njeriu që nuk nguli një gozhdë në Tiranë”, tha Veliaj.

Ndërsa në fund edhe një opinion i kryebashkiakut për marrëveshjen Rama-Basha dhe ndikimi i këtij pakti mbi Tiranën.

“Për të mirën e qytetit, them se marrëveshja ka ulur tensionin. Janë rikthyer autobusët me turistë dhe për këtë them që ia kam parë hajrin kësaj marrëveshjeje. Në ditët e çadrës kishte 100-200 turistë në ditë, sot kemi 2000. Ishin 100 milionë euro biznes që i munguan Tiranës gjatë periudhës së çadrës. Edhe shitblerja e pronës u pengua. Politikisht, i fituar ishte Edi Rama. Zgjedhjet u shtynë vetëm me një javë. Edi u tregua gjenial me këtë lëvizje. Besoj që për PS-në kjo ishte win-win”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Hapi 1. Shko dhe komento

shko dhe komento UDHËZIM: Mundohu të komentosh brënda 24 orëshit të parë të publikimit.

Hapi 2. Kopjoje këtu dhe fito pikë

Kopjoje dhe vendose komentin tënd këtu, për ta ndarë atë me ne dhe të fitosh pikë.