aksionet e tua të shpejta

Veliaj: Vota për Edi Ramën dhe për PS, garanci që puna të vijojë në Tiranë

  E Publikuar on 19-06-2017 14:48
Veliaj: Vota për Edi Ramën dhe për PS, garanci që puna të vijojë në Tiranë

Sipas tij, procesi i ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për urbanizimin e këtyre zonave, ka rritur disa herë vlerën e pronës së qytetarëve. “Duke filluar nga Pazari i Ri e deri te Bregu i Lumit dhe Bulevardi i Ri, urbanizimi ua ka rritur vlerën pronës deri në 2-3 herë. Ajo që presim është që kur ky investim të ketë mbaruar, edhe këtu vlera e pronës të rritet 2-3 herë dhe secili qytetar t’i shohë dukun investimit të djersës dhe gjithë punës së tij ndër vite”, u shpreh ai, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për punimet që po kryhen me ritëm të shpejtë.

Kreu i Bashkisë ftoi të gjithë qytetarët që të mbështesin masivisht Edi Ramën për një mandat të dytë qeverisës, si një mundësi për të siguruar vijimin e investimeve në kryeqytet. Veliaj deklaroi se 25 qershori është edhe një “referendum” për punët që janë kryer nga ana e Bashkisë gjatë kësaj periudhe. “Dua t’i ftoj qytetarët të kuptojnë një gjë: në datën 25 qershor, tani që kemi mbushur dy vjet nga Bashkia e Tiranës, votohet edhe për Bashkinë e Tiranës. Presim që njerëzit të na japin një notë. Nëse duam që puna në Tiranë të vazhdojë, siç u bë sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Parku Olimpik, Bulevardi i Ri dhe siç po ndryshojnë 50 lagje të tilla në të gjithë Tiranën, duam që njerëzit të na japim një vlerësim. Nëse vlerësimi është pozitiv atëherë u kërkojmë të votojnë për Edi Ramën dhe për Partinë Socialiste, si garanci që puna të vlojë në Tiranë dhe siç kemi punuar këto dy vite të vazhdojmë edhe dy vitet e tjera”, tha ai.

Kryebashkiaku siguroi qytetarët se investimet që e presin Tiranën në dy vitet në vazhdim do të jenë shumë herë më të mëdha. “Po të kemi Sajmirin këtu në Kombinat, Edi Ramën në qeveri, kolegët e tjerë në të gjitha njësitë që përveshin mëngët dhe i shtrohen punës, ajo që kemi bërë në Tiranë nuk është asgjë me çfarë do të bëjmë në dy vitet e tjera. Ndaj mesazhi

është i qartë: kush do që Tirana të vazhdojë me punën, të vazhdojë me progresin dhe të vazhdojë me investimet ja ku e ka Sajmirin, Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, theksoi ai.

Hapi 1. Shko dhe komento

shko dhe komento UDHËZIM: Mundohu të komentosh brënda 24 orëshit të parë të publikimit.

Hapi 2. Kopjoje këtu dhe fito pikë

Kopjoje dhe vendose komentin tënd këtu, për ta ndarë atë me ne dhe të fitosh pikë.