Termat e Perdorimit

Kjo është platforma online e vullnetarëve të Partisë Socialiste.

Kjo është platforma online e vullnetarëve të Partisë Socialiste. Çdo përdorues i kësaj faqeje është një mbështetës i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Regjistrimi në këtë faqe është falas! Por, të gjithë përdoruesit duhet të njihen dhe të respektojnë rregulloren e faqes si më poshtë. Nëse jeni dakord me termat e përdorimit të faqes, ju duhet të miratoni tek kutia e posaçme.

Rregullat e Forumit

Nëse ju nuk jeni një mbështetës i Partisë Socialiste atëherë jeni të lutur të mos regjistroheni në këtë faqe. Administratorët e faqes i ruajnë vetes të drejtën për të pranuar apo përjashtuar këdo prej përdoruesve pa specifikuar arsyet.

Të gjithë përdoruesit e kësaj faqeje duhet të jenë anëtarë aktivë të këtij komuniteti online.

Rrjedhimisht duhet të përdorin mekanizmat e ndryshëm brenda faqes për tu siguruar që nuk do të çregjistrohen automatikisht.

I gjithë ekipi i Rilindje.net është aktivisht i përfshirë në fushatën për Rilindje, ndaj duke qenë se ky është një komunitet aktivistësh dhe vullnetarësh online, jeni të lutur t'iu përmbaheni rregullave etike të komunikimit, të mos përdorni fjalor banal dhe të respektoni të gjithë përdoruesit e tjerë dhe administratorët e faqes. Për çdo veprim të pahijshëm apo jo etik, administratorët i rezervojnë vetes të drejtën për të anuluar regjistrimin në këtë faqe.

Të gjithë përdoruesit janë përgjegjës për fjalorin e përdorur, përmbajtjen dhe materialet që postohen prej atyre vetë. Në rast të përdorimit, postimit apo komentimit në mënyrë ofenduese, regjistrimet e përdoruesve do të fshihen. Gjithashtu në rast se ka komunikim jo etik midis dy përdoruesve, administratorët i rezervojnë vetes të drejtën për të fshirë apo çregjistruar cilindo përdorues që ngarkon, përdor apo shpërndan përmbajtje të pahijshme apo të ndonjë natyre tjetër ofenduese.

Sistemi i pikëve brenda kësaj faqeje mund të jetë objekt ndryshimi nga administratorët pa paralajmërim. Të gjithë përdoruesit që e keqpërdorin, manipulojnë apo dinë për veprime të tilla që po kryhen nga përdorues të tjerë në lidhje me sistemin e pikëve, do të jenë përgjegjës për veprimin e tyre. Administratorët kanë të drejtën të fshijnë regjistrimin dhe/ose të ndjekin rrugët e mundshme ligjore në lidhje me manipulimin sistemit të pikëve brenda Rilindje.net.

Duke klikuar mbi butonin "Jam Dakord", ju pranoni të mos postoni ndonjë mesazh fyes, vulgar, me përmbajtje seksuale, raciste, kërcënuese, ose në kundërshtim me ligjin.

Administratorët dhe moderatorët e Rilindje.net kanë të drejtën të fshijnë, redaktojnë, lëvizin ose mbyllin tema të caktuara që shkelin rregullat e forumit pa dhënë shpjegime në lidhje me kryerjen e këtij veprimi.