Mirë se erdhe në Rilindje.Net!

Tani jemi më shumë se 10.000 mbështetës të Partisë Socialiste dhe vizionit të saj për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër.


BASHKOHU ME NE!

Misioni jonë:

Të ndihmojmë Partinë Socialiste të vazhdojë projektet e saj për Shqipërinë dhe për 4 vitet e ardhshme.

Rilindje.net është platforma e parë dhe e vetme e aktivizmit politik në Shqipëri. Ajo lindi nga dëshira e një grupi të rinjsh për të komunikuar, për t’u organizuar e për të ndarë lirisht idetë e tyre. Sot Rilindje.net bën bashkë mbi 10 mijë të rinj e të reja nga gjithë Shqipëria. Që prej prezantimit të saj në 12 mars 2013 nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, Rilindje.net ka shërbyer si një pikë takimi virtuale për djem e vajza që besojnë tek parimet e së majtës progresive. Në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 Rilindje.net u vlerësua si çelësi i fitores nga Edi Rama. Sfida jonë sot është që të mbajmë gjallë të njëjtën frymë, entuziazëm e angazhim që e ka kthyer Rilindje.net në një histori suksesi. Ajo që na motivon është dëshira për të punuar. Ajo që na bashkon është shpirti i skuadrës. Ajo ku ne besojmë është vlerësimi i punës së gjithësecilit. Rilindje.net është një eksperiencë fantastike për çdo të ri e të re që ka dëshirën të kontribuojë në politikë dhe në jetën publike. Shumë prej nesh tanimë kanë bërë realitet ëndrrën e tyre për të kontribuar në mënyrë reale për projektin e Rilindjes Shqiptare. Bashkohu edhe ti me ne! #Bashkë”